Numri i rasteve me sëmundjet pulmonare kronike vijojnë të shtohen në vendin tonë
Nënjë raport të Institutit të Shëndetit Publik i realizuar në Tiranë, Elbasan, Fier, Kukës dhe Korçë ngre shqetësimin se 37.7% e pacientëve janë në stadin e tretë dhe 35.4% në stadin e 4 të sëmundjes, duke e bërë të vështirë trajtimin.
Por, mjekët në spitalin Universitar ‘Shefqet Ndroqi’, vërejnë se paralelisht me SPOK po rriten edhe rastet e kancerit të mushkërive, raportojnë mediat.
Ekspertët e ISHP thonë në raport se mungesa e aktivitetit fizik, dieta ushqimore, obeziteti, ndotja e ajrit dhe profesioni janë ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në zhvillimin e problemeve me mushkëritë në 82.1% rasteve, por mjekët thonë se duhanpirja është faktori kryesor.
Një tjetër element mbetet ulja e moshë së pacientëve, nën 50 vjeç. Prevalenca e sëmundjeve pulmonare obstruktive kronike kanë një prevalencë në rritje në të gjithë Evropën si pasojë e rritjes së faktorëve të rrezikut si duhani dhe ndotja e ajrit.