Raporti i OKB për drogën në Shqipëri, Tabaku: A është ky momenti kur duhet të legalizojmë edhe kanabisin?

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të raportit ku Shqipëria renditet një ndër vendet kryesore në tranzitin e heroinës dhe kokainës.

Raporti vjen disa ditë pas lajmit se Këshilli i Ministrave në Shqipëri miratoi legalizimin e kanabisit. Tabaku del kundër legalizimit të kanabisit, duke shtuar se ka dështuar kontrolli i territorit përsa i përket kësaj cështjeje, pasi vendi po përdoret si tranzit.

“Shqipëria vend kryesor në tranzitin e drogës sipas raportit të UN; rrugë tranziti dhe portë hyrëse që ka ndikuar në zinxhirët e furnizimit, cilësinë dhe ka ulur çmimet, duke ndikuar në rritjen e konsumit.

A është koha dhe momenti për të diskutuar legalizimin e kanabis kur qartësisht është dështuar në kontrollin e territorit? A mund të kontrollohet prodhimi kanabis për qëllime mjekësore kur vendi sot përdoret si tranzit? Çfarë nevoje ka për këtë ligj kur sot Shqipëria ka prioritete të tjera?!”, shkruan ajo.