Rama vizitë në Kosovë, takohet me Vjosa Osmanin, ne axhendë nuk ka takim me Albin Kurtin

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Prishtinës, në një vizitë zyrtare për 25 vjetoin e çlirimit të Kosovës.

Ai u prit nga Presidentja Vjosa Osmani, teksa të pranishëm ishin edhe i ish Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, dhe ish Kryeministri Italian Massimo D’Alema.

Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, në nderim të Presidentit Ibrahim Rugova.

Por në axhendën e Ramës nuk ka një takim me kryeministrin Albin Kurti, ndërkohë që do të ketë një takim edhe me kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili do ta nderojë kryeministrin shqiptar me “Çelësin e Qytetit”.

Nuk dihet arsyeja përse në një ditë të shënuar si kjo për Kosovën, Rama nuk ka në axhendën e tij një takim me kryeministrin Kurti. Kohët e fundit dukej sikur marrëdhëniet mes dy kryeministrave shqiptarë ishin përmirësuar, pas disa përplasjeve të mëhershme për “Ballkanin e Hapur”.