Rama: Vitin e kaluar kemi përfituar 4.2 miliard euro nga turizmi, një pjesë të madhe e përfituan familjet shqiptare

Kryeministri Rama ka deklaruar  se vitin e kaluar kemi përfituar 4.2 miliard euro nga turizmi, dhe një pjesë e madhe e këtyre parave sipas tij u kanë shkuar familjeve shqiptare.

Duke folur në Konferencën Kombëtare “Për sigurinë e turizmit në Shqipëri”, Rama tha se qeveria qëllimisht nuk i ka ngacmuar këto familje, pasi sipas tij ende nuk është momenti.

Një pjesë tjetër e këtyre të ardhura ka ndikuar në rritjen e pagave. Sa i takon industrisë së turizmit, Rama tha se ajo është gati të paguajë njëjtë si në Greqi.

Kreu i qeverisë theksoi se ne na duhet një vend që ekuilibron të gjitha shtresat dhe kategoritë e turistëve dhe që arrin të formulojë një ofertë ku nuk janë numrat në pamje të parë ata që kanë rëndësi, por cilësia e numrave.

Në këtë rast cilësia e numrave do të thotë që në varësi nga kapaciteti i konsumit të një turisti përcaktohet edhe se sa interes ke dhe me çfarë pasojash e ushqen këtë interes që të kesh 1 milionë turistë më shumë që konsumojnë pak çdo ditë, apo sa interes ke që të kesh jo 1 milionë më shumë, por të kesh 100 mijë më shumë që konsumojnë shumë çdo ditë. Dallimi mes të dyjave është që ata 100 mijë që konsumojnë shumë, mund të sjellin më shumë të ardhura se sa ata 1 milionë që konsumojnë pak.

Në këto kushte është e rëndësishme të shpjegojmë se çfarë është turzimi për ne, se çfarë do të thotë turizmi për ekonominë, për pagat. Çfarë do të thotë turizmi për pensionet. A thua se rritja e pensioneve është çështje dëshire. Rritja e pagave dhe pensioneve rriten me kapacitetin finaciar që ti ke. Nga turizmi ne kemi përfituar vitin e shkuar, si vend, jo si qeveri, 4.2 miliard euro. 4.2 miliard euro është një shifër shumë domethënëse. Atyre që pyesin se ku shkuan këto para duhet tu japim përgjigje. Këto para shkuan te njerëzit në radhë të pare”, deklaroi kryeministri.