Rama takohet sot me Presidentin Begaj, pritet dekretimi i ndryshimeve në qeveri

Kryeministri Edi Rama do të takohet sot në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave me Presidentin Bajram Begaj.

Ky takim bëhet pak ditë pasi Rama njoftoi ndryshimet në qeveri, ku shkarkoi si ministre Belinda Ballukun e pandehur nga SPAK, teksa në kabinetin qeveritar nuk do të jenë më as Elisa Spiropali dhe Piro Vengu.

Ndryshimet në qeveri:

Albana Koçiu zv.kryeministre – zëvendëson Belinda Ballukun

Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës – zëvendëson Belinda Ballukun

Besfort Lamallari ministër i Brendshëm – zëvendëson Albana Koçiun

Toni Gogu ministër Drejtësie – zëvendëson Besfort Lamallarin

Ferit Hoxha ministër i Jashtëm – zëvendëson Elisa Spiropalin

Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes – ikën Pirro Vengu

Eriona Ismaili ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin – zëvendëson Toni Gogun