Rama takim me gratë në Durrës: Të ikni ju një muaj, do gjeni burra me lesh dhe të dehur

Nga takimi me vajzat dhe gratë në Durrës, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, nuk u kursye duke përdorur termin çyrykë duke iu referuar meshkujve.

Por nuk u ndal këty. Kryesocialisti shkoi më tej me imagjinatën e tij në rastin se gratë do të largoheshin dhe do linin burrat vetëm.

Rama tha se nëse gratë do iknin një muaj me kroçerë, burrat do mbuloheshin nga leshi dhe era e keqe dhe në qytet do kishte vetëm të dehur.

‘Burrat që nuk kuptojnë pse unë bëj takime me gra e vajza, atëherë janë çyrykë. Pyesin pse unë takoj gratë. Por edhe unë po nuk kuptova gruan time, atëherë jam çyryk. Edhe vite më parë kur nuk kishte gratë, Shqipëria ishte gjysmake. Sepse Shqipëria vite më parë nuk kishte gjysmën e saj më të mirë, gratë dhe vajzat! Hë, a është e vërtetë! E keni parë kënetën, vetëm burra! Hë… mirë e ke, lëri ata (i drejtohet një gruaje nga salla, që i tha ‘lëri ata’) mirë e ke, lëri ata, varja! Imagjinoni një shtëpi me 9 burra, kështu ishte Shqipëria.

Sot kemi 40% gra, kemi afro 39 mijë gra anëtare nga 100 mijë, por nuk duhet të ndaleni pa u bërë 50 mijë e sipër, 50%, sikur e një më shumë mbi 50%.

Imagjinoni të merrni tragetin e të ikni, të mbyllni telefonat e të ikni me krocerë një muaj!

Çfarë do gjeni kur të vini? Tmerr, burra me lesh, që vijnë era, të dehur, lëre mos e pyet!

Po të ikin burrat në vendin tuaj? Nuk do ketë as të dehur, as sherre, nuk do gjesh më as një bisht cigareje në rrugë. Doni më? Ka akoma, por nuk jemi për të ndarë këto gjëra. Këtu e kam besimin unë se do ia dalim. Se 56% e grave dhe vajzave votojnë PS-në’- tha Rama gjatw takimit.

Duke u ndalur te tërmeti i 2019-ës, Rama tha se nëse nuk do të ishte PS në pushtet, njerëzit nuk do kishin marrë shtëpi të reja.

Tërmeti  ishte katastrofë e madhe, e përjetuat vetë, fizikisht, por edhe ankthin e jo vetëm një nate dhe shqetësimin e jashtëzakonshme për ato pamje e familje që ngelën pa shtëpi. Ani u gjend aty në bashki, mori detyrën, me shumë qetësi, se është edhe shumë e qetë. Nuk e di a do e shoh ndonjëherë nëse do nxehet! Dhe filluam pak e nga pak, u rindërtua, u bënë shtëpi të reja, u hapën dyert e apartamenteve të restauruara. Faktikisht sot kemi edhe disa ende, por ama jemi të lehtësuar se është krejt gjithçka e re, lagje e re, jemi duke punuar për të tjerat, që të jetë lagje rezidenciale shumë e bukur për Durrësin e ri.

Dëgjoja një nga ata çyrykët që thoshte çudi me këta socialistët, prapë do e marrin mandatin, si do e marrin dhe më duket se do e marrin prapë! Krijon Edi Rama thoshte përalla. Dhe prapë e fituan, fituan luftrat, tërmetin, kovidin etj., thoshte ky çyryku tani. Në fakt pot ë kthehesh dhe të mendosh që nëse do të ishte këneta në qeveri, harrojeni se do merrnin shtëpi të reja. Nëse nuk do ishim ne, do ishte këneta me bufin, pa spital, pa asnjë pavion spitali, imagjinoni çfarë do bëhej me covidin”- tha Rama.