Rama “shet” edhe Ilir Beqajn: Kush shfrytëzon rrugën e përbashkët për të kapur mnadarina, do paguajë

Koncesioni i sterilizimit ishte skandali i radhës që përfshiu qeverinë e kryeministrit Rama, ku deri më tani është arrestuar ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj që përfitoi 100 milionë euro, por nën hetim është edhe ish-ministri Ilir Beqaj.

Në deklaratën e fundit të dhënë nga kryeministri për këtë çështje, ai nënkuptoi se ish-ministri i tij pritet të jetë zyrtari i radhës që do t’i dorëzohet SPAK-ut, për shkak të korrupsionit.

“Sa herë do ua u shpjegoj këtë gjë ‘njerëzit më të besuar’. Njerëzve iu jap besim për të bërë punën që iu takon për qëllimin e përbashkët. Nëse dikush shfrytëzon rrugën e përbashkët për qëllimin e përbashkët për të kapur mandarina, ndërkohë që ne shkojmë në luftë, do paguajë. Kaq e thjeshtë është kjo”, u shpreh Rama, duke nënkuptuar se ashtu si herët e tjera, edhe këtë herë përgjegjësia është individuale.

Pavarësisht kësaj, Rama foli me mburrje për koncesionin e sterilizimit, pasi u shpreh se ajo ëhstë një nga punët më të mira që ka bërë qeveria, teksa solli si fakte deklaratat e mjekëve që ishin shumë të kënaqur nga ky investim.