Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme në një takim me dyer të mbyllura, qeverinë në Tepelenë.
Rama ka publikuar disa foto nga takimi ku thotë se po reflektohet për vetëreformim.
Në foto Rama shfaqet krah ministres Delina Ibrahimaj, e cila sipas Albanian Post u shkarkua nga Rama.
“Reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh në prag të një sezoni të ri reformimesh dhe vetëreformimi. Tepelenë, çaste nga mbledhja e zgjeruar e qeverisë që do të zgjasë dy ditë”, shkruan Rama.
Mbledhja vjen pas mbledhjes së asamblesë së PS ku u mor vendimi për të shkarkuar të gjithë sekretariatin e PS.
Po ashtu u vendos që kryetar i grupit parlamentar të PS të jetë, Bledi Çuçi. Ndërsa sekretar i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, duke zëvendësuar Damian Gjiknurin.

