Në një seance maratonë, këtë të enjte kryeministri Edi Rama do të paraqesë në Kuvend programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Seanca do të nis në orën 10:00 pritet që të zgjasë 25 orë, ku çdo deputet do të ketë në dispozicion nga 10 minuta për fjalën e tij, siç u vendos dje në Konferencën e Kryetarëve.
Ndërkohë kreu i PD, Sali Berisha ose kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi kanë të drejtë të flasin po aq minuta sa kryeministri. Diskutimet në Kuvend pritet të zgjasin deri në orët e vona të natës, duke bërë që seanca të ndërpritet dhe të rifillojë ditën e premte.
Në përfundim, Kuvendi do të votëbesojë kryeministrin dhe 16 ministrat e tij që janë dekretuar nga Presidenti Begaj.
Kabineti qeveritar “Rama 4”
Zv.kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë – Belinda Balluku
Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit – Delina Ibrahimaj
Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin – Adea Pirdeni
Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme – Elisa Spiropali
Ministër i Mbrojtjes – Pirro Vengu
Ministër i Mjedisit – Sofjan Jaupaj
Ministër i Brendshëm – Albana Koçiu
Ministër i Financave – Petrit Malaj
Ministër i Drejtësisë – Besfort Lamallari
Ministër i Arsimit – Mirela Kumbaro
Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale – Evis Sala
Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Andis Salla
Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Toni Gogu
Ministër Shteti dhe Kryenegociator – Majlinda Dhuka
Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit – Blendi Gonxhja
Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor – Ervin Demo
Ministria e Inteligjencës Artificiale për Prokurimet Publike – Diella