Rama pranon se nuk u shitën biletat për Kanye West: Ndërhyrëm duke dhënë 4 mln euro që të mos anulohej koncerti

Kryeministri Edi Rama ka pranuar sot se nuk janë shitur të gjitha biletat e koncertit të Kanye West që do të mbahet në Tiranë, teksa u propagandua si një ngjarje e madhe per turizmin dhe imazhin e Shqiperise. Në një video mesazh ne Facebook, Rama tha se janê detyruar të ndëryjnë duke i dhene Kanye West 4 milione euro që të mos anulohej koncerti.

Më tej ai thotë se shifra prej 50 milionë eurosh është një “gënjeshtër me bisht akrepi”, ndërsa e drejton gishtin tek ata që kërkojnë largimin e qeverisë së tij, duke pretenduar se po përhapin shpifje dhe manipulime.

Rama: E vërteta është si gjithnjë e thjeshtë dhe e ilustrueshme me dokumenta.

Që në fillim ne kemi firmosur vetëm një letër gatishmërie si mikpritës, ku kemi garantuar përvec mikpritjes sigurisht, siguri dhe mbështetje logjistike, duke theksuar se nuk marrim përsipër asnjë angazhim financiar. Asnjë angazhim financiar!

Por si i bëhet kur je i detyruar “in extremis”, të ndërhysh siç bëmë faktikisht vetëm mbrëmë, me 4 milionë euro, për të mos lejuar anulimin e një koncerti të shumëpritur dhe turpërimin e Shqipërisë, në rradhë të parë para atyre dhjetëra mijëra blerësve të huaj të biletave, të cilët janë më shumë sesa tifozët e huaj që erdhën në Tiranë për finalen e Conference League.

Përfitimet nga ajo ngjarje ndërkombëtare sporti ishin të jashtëzakonshme dhe të jashtëzakonshme do të jenë edhe përfitimet nga kjo ngjarje ndërkombëtare muzike.

Edhe pse për hir të vërtetës do të preferonim të mos paguanim asnjë qindarkë deri në fund, shuma që dhamë për një aktivitet, pra 4 dhe jo 50 dhe të organizuar krejtësisht privatisht, i cili do t’i kthejë ekonomisë së kryeqytetit shumëfishin e kësaj shume, dhjetëra mijëra konsumatorë të huaj, pa llogaritur vlerën e reklamimit global të emrit të Shqipërisë në një nga komunitetet më të mëdha kulturore të botës, është një shumë mëse e arsyeshme. Mund ta kishim dhënë dhe qysh në krye të herës po të ishte nevoja, por u detyruam dhe tani shikoni si vazhdon gënjeshtra bishtakrep!