Nëse ka diccka që në Shqipëri bëhet më së miri, ajo është gjobitja e qytetarëve. Duke filluar nga shoferët, tek ata që duan të hapin një dritare dhe tashmë do të gjobiten edhe ata që ndotin rrugët.
Ky është paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale bën me dije se qeveria do të miratojë një paketë të re ndëshkimesh ligjore drastike pë rata që ndotin ambientin, e cila do të hyjë në fuqi maksimumi fillimvitin e ardhshëm.
Nuk dihet se ccfarë do të përmbajë kjo paketë, pasi në vendin tonë ekziston një ligj kundër ndotjes, por me paralajmërimin se masat e reja do jenë drastike, Rama synon që t’i fusë frikën edhe më shumë popullit.
“MESAZHI I RAMËS
#ShqipëriEPastër☀️🚯🇦🇱
Rrugët e reja janë për të shkurtuar distancat, jo për t’u kthyer në vendhedhje plehrash😡🤮
🙏🏻 Faleminderit Bashkisë Gjirokastër dhe ARRSH që u angazhuan në pastrimin e aksit Kardhiq-Delvinë që çdo ditë frekuentohet nga mijëra turistë📝👮♀️🚓🚨 ♻️
🔴 Dhe në këtë kthesë të madhe historike për turizmin e për ekonominë shqiptare, NE S’DO TË LEJOJMË QË SJELLJA E EGËR E NJË PAKICE INDIVIDËSH TË PACIPË, TË DËMTOJË SHQIPËRINË E RILINDUR TURISTIKE! NJË PAKETË E RE NDËSHKIMESH DRASTIKE LIGJORE PËR HEDHËSIT E PLEHRAVE RRUGËVE, DO TË HYJË NË FUQI MAKSIMUMI FILLIMVITIN E ARDHSHËM👊
#VetëmPërpara➡️🇦🇱