Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për median gjermane Der Spiegel, lidhur me komunitetin e muxhahedinëve ë Shqipëri.
Rama thotë se MEK është i mirëpritur në vendin tonë, por nuk mund të luftojë Iranin duke përdorur si llogore Shqipërinë, pasi kjo luftë nuk është e jona.
Kreu i qeverise shqiptare thotë se “Shqipëria nuk ka synim të jetë në luftë me regjimin iranian dhe nuk pranon askënd që ka abuzuar me mikpritjen tonë”.
“MEK-un e kemi prej disa vitesh në vendin tonë. Ata janë të mirëpritur, por me kusht që mos ta përdorin Shqipërinë si një platformë për operacionet e tyre politike. Mysafirët tanë iranianë e kanë shkelur vazhdimisht këtë marrëveshje.Shqipëria nuk ka synim të jetë në luftë me regjimin iranian. Shqipëria nuk pranon askënd që ka abuzuar me mikpritjen tonë. Në vitin 2016 pranuam mijëra muxhahedinë pasi ishte një operacion jetëshpëtues. Ne hapëm dyert tona sepse grupi, që atëherë vepronte nga Iraku u ndoq sistematikisht. Dhe nëse një mik si SHBA-ja na kërkon diçka, ne ndihemi të nderuar.E kuptojmë inatin kundër regjimit në vendin e tyre. Por vendi ynë të përdoret si llogore në një luftë që nuk është e jona, nuk funksionon! Sigurisht që ata kanë çdo të drejtë të luftojnë për lirinë e tyre, por për ta bërë këtë duhet të largohen nga Shqipëria”, ka thënë Rama.