Rama niset drejt SHBA për Bordin e Paqes, eurodeputeti debat me Ballën: Pse Shqipëria pranoi menjëherë, kur BE nuk e ka bërë?

Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes në Uashington.

Kjo ceremoni do të mbahet ditën e nesërme në Institutin për Paqe, të presidentit amerikan, Donald Trump, ndërsa do të marrin pjesë krerët e vendeve themeluese të Bordit të Paqes në Gaza.

Pak ditë më parë, kur njoftoi pjesëmarrjen në këtë ngjarje, Kryeministri Rama u shpreh se “Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe të ftohet, deri në këtë nivel kaq të lartë të diskutimit mbi të ardhmen e paqes.”

Por teksa Rama është nisur drejt SHBA-ve, në Tiranë, eurodeputeti gjerman, Michel Gahlet, ka patur nëj debat me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla lidhur me pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

Galher ka shprehur skepticizmin e tij se përse Shqipëria pranoi menjëherë t’i bashkohej ftesës së Trump, në një kohe që Bashkimi Europian nuk e ka bërë.

Ndërkohë Balla ka thënë se Shqipëria ka një marrëdhënie të veçantë me SHBA-të, ndaj edhe nuk hezitoi që të pranonte ftesën.

“Pse Shqipëria pranoi menjëherë, kur BE nuk e ka bërë”, pyeti ai.

“Sa i përket SHBA ne kemi një marrëdhënie të veçantë. Zoti Gahler bën mirë të pyesësh Këshillin Europian pse ju vetë si BE nuk keni një pozicion të përbashkët për këtë”, tha Balla.