Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme kabinetin qeveritar në periferi të Tiranës, ku do të diskutohet dhe bëhet analiza e punës së çdo ministrie.
Secili prej anëtarëve të qeverisë do japë llogari para kryeministrit për ecurinë e reformave në ministrinë që drejton.
Mbledhja do të jetë pa praninë e mediave, teksa i paraprin asaj të gushtit, ku socialistët do të mbledhin strukturat drejtuese për të diskutuar mbi ndryshimet në parti, por edhe në qeveri.
Partia Socialiste do të ketë 83 deputetë në Parlamentin e ardhshëm, teksa Rama e ka cilësuar këtë si në përgjegjësi të madhe.
Ndërkohë, shumë prej ministrave aktual janë në dyshim nëse do të jenë sërish në detyrë në Shtator, pasi burime brenda PS-së thonë që Rama mund të sjellë në qeveri njerëz jashtë politikës.