Kryeministri Edi Rama do të mbledh të shtunën grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar. Mësohet se takimi do të mbahet në orën 11:00, në Pallatin e Kongresve.
Sipas axhendës, mbledhja do të nis me fjalën e kreut të grupit të PS, Taulant Balla dhe më pas fjalën do ta marrë kryeministri Edi Rama.
Axhenda parashikon raportime nga Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, institucion që drejtohet nga Lorena Goxhobelli dhe raportim nga Bashkëkryetari i Reformës Territoriale Arbjan Mazniku.
Më pas do të prezantohet edhe Strategjia e Komunikimit nga ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili.
Në fund mbledhja do të mbyllet me fjalën e kreut të grupit Taulant Balla dhe kryeministrit Edi Rama.