Deputeti i PD Tritan Shehu e quan takimin e të “40-ave” të “Open Balkan”, mbledhjen e sotme që Rama do të bëjë me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku do të mungojë kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Sipas Tritan Shehut, Rama dhe Vuçiç janë të pabesueshëm për procesin e Berlinit dhe projekti “i tyre” Ballkani i hapur është totalisht i kundërt me Procesin e Berlinit.
Shehu thotë se dreka e sotme e Ramës është thjesht një mjegullnajë për të fshehur “arshivimin” e detyruar të “Jugosllavisë së re”.
Reagimi i deputetit të PD
Vuçiç, Rama&Co, promovuesit e “Ballkanit te hapur” janë te pa besueshëm për “Procesin e Berlinit”.
Pra “Dreka” e Rames është vetëm “dreka” e te 40-tave te “Ballkanit te hapur”!
Dreka e sotme e Ramës për “Procesin e Berlinit”, është thjesht një mjegullnaje për te fshehur “arshivimin” e detyruar te “Jugosllavisë se re”!
Qe ajo deklarate e tij per “avullimin’ pa asnje shpjegim te asaj nisme te Vucic, ishte nje “epilog” i detyruar, kjo nuk le vend per asnje dyshim.
Dhe kjo ndodhi pak jave me pare, sot shtrohet dreka.
Ndersa “Procesi i Berlinit” eshte nje nisme thelbesore, pluri dimensionale, me efekte tejet pozitive per secilin vend, Rajonin ne terresi, integrimin.
Kjo nisme udhehiqet nga BE, jo nga Vucic a dikush tjeter si “patronazhist” i tij.
Ne krye te asaj “tavoline” me te gjithe te barabarte ne ate, eshte Brukseli.
Nuk eshte me Vucic e Rama krah tij.
Ata u investuan totalisht tek “Ballkani i hapur”, diametralisht i kundert ky me Procesin e Berlinit.
Keshtu Rama&Co nuk mund te besohen per kthesen 180 grade te befasishme qe moren!
Rama duhej te dorehiqej per investimin e deshtimin e tij!
Prandaj kot mblidhen sot ne Tirane.