Rama kundërshton raportin e DASH: Kemi investitorë të mëdhenj

Kryeministri Edi Rama foli sot nga Tepelena, nga ku mblodhi qeverinë, mbi raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve. Rama nuk e pranon rezultatin e raportit sipas të cilit, korrupsioni sistemik ka larguar investitorë të huaj dhe pamundësi për të rinj. Kreu i Qeverisë tha se ka rritje të investitorëve.

“Imazhi i Shqipërisë është përmbysur tërësisht. Ajo që shohim nga brenda është rritja e paimagjinueshme të interesit të investitorëve të huaj. Nuk flasim për projekte të fokusuara në sektorin e energjisë, por investitorë të mëdhenj në fushën e turizmit, teknologjisë, të cilët deri para disa vitesh më parë s’do e konsideronin Shqipërinë për të ngritur biznesin e tyre.

Ka të bëjë me burime natyrore, është koefidenciale, do e shikoni shumë shpejt, në javët e ardhshme, Bashkë me lajmin e mirë, vjen barra për të qenë në lartësinë e duhur.

Kemi sfida që kanë të bëjnë me rritjen e cilësisë së krahut të punës. Shqipëria nuk mund të konsiderojë më avantazh konkurrues krahun e lirë, sot nuk është më.”, tha Rama.