Rama komenton protestën, ‘kartonët’ e tij sulmojnë studentët

Janë mësuar detaje nga mbledhja e grupit të Partisë Socialiste, teksa njëkohësisht studentët po protestojnë për të dytën me radhë.

Mësohet se Rama është shprehur se ata që përdorën dhunën në protestë nuk janë studentë. Ndërkohë për pjesën tjetër, që sipas tij janë studentë, duhet të dëgjohen kërkesat e tyre.

Një numër i lartë studentësh dolën dje dhe sot në protestë, teksa këkrojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta u shoqërua me tensione të forta, teksa ditën e sotme studentët i vunë flakën Ministrisë së Arsimit.

Por teksa studentët protestojnë për të drejtat e tyre, përfaqësues të mzhorancës i kanë sulmuar.

Më një vëzhgim të thjeshtë në rrjete sociale, deputetët Erian Malaj, Briseida Cakërri, Taulant Balla, Sara Mila kanë sulmuar të rinjtë, madje duke i konsideruar ata si derivat të Sali Berishës apo si mercenarë.

Deputetëve të Ramës nuk u ka pëlqyer aspak revolta e studentëve, për faktin se ata vetë nuk janë mësuar të dalin nga rreshti.

Siç kemi parë në Kuvend, ata janë gati të ngrenë kartonat ashtu siç kanë marrë urdhrin nga drejtuesit e tyre.