Marjana Koçeku u bën thirrje prindërve dhe pedagogëve t’i bashkohen protestës së studentëve

Deputetja Marjana Koçeku u ka bërë thirrje prindërve dhe pedagogëve që t’i bashkohen protestës së studentëve.

Përmes një video-mesazhi, Koçeku, e cila para disa muajsh vendosi të largohej nga grupi i Partisë Socialiste, thotë se protesta e djeshme ishtë dëshmi e kërkesave të vazhdueshme të një brezi, por edhe dhunës sistematike të një sistemi.

“Prindër, mbështetni fëmijët tuaj, profesorë, mbështetni studentët tuaj”-është thirrja e Koçekut.

Postimi i Koçekut:

Sot, studentët dalin sërish në shesh, me vendosmëninë e tyne edhe ma të fortë se dje. U bajmë thirrje qytetarëve, prindve, mësuesve dhe pedagogëve me iu bashkue protestës dhe me e mbështetë sa ma fuqishëm