Protestës së studentëve pritet tu bashkohen edhe nxënësit e gjimnazit “Partizani” në Tiranë.
Mësohet se ata kanë bojkotuar mësimin këtë të mërkure si dhe kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në rrugën “Tafaj”.
Nxënësit e “Partizanit” do t’u bashkohen studentëve në protestën që është parashikuar në orën 14:00 te Ministria e Arsimit.
Kujtojmë se në protestën e një ditë më parë, e cila zgjati 9 orë, studentët u përplasën me policinë, e cila nuk u kursye, duke dhunuar disa prej tyre, ndërsa një të riu iu thye këmba nga dhuna.
Në pamjet e shpërndara në rrjet, poicia dukej teksa dhunonte dhe merrtë zvarrë qytetarët, mes tyre edhe ata të cilët nuk ishin protestues, por kalimtar të rastit.