Studentët kanë dalë sërish në protestë këtë të mërkurë, teksa u janë bashkuar edhe gjimnazistë, të cilët kanë bojkotuar mësimin.
Teksa protesta ka marrë përmasa të mëdha, duke dalë jashtë çdo parashikimi, nga ana tjetër po tentohet që të shuhet.
Raportohet se drejtoritë e gjimnazeve në Tiranë u kanë dërguar mesazh prindërve për mbledhje urgjente në orën 13:30.
Nuk dihet nëse prindërit do ti përgjigjen kësaj thirrje apo do tu bashkohen fëmijëve të tyrë, të cilët ndodhen në protestë, që prej paradites.
Aktualisht studentët ndodhen para Ministrisë së Arsimit, ndërsa dy autobotë me ujë janë vendosur pranë protestuesve.