Kryeministri Edi Rama mblodhi sot strukturat e Partisë Socialiste, në një mbledhje me dyer të mbyllura ku fokusi i diskutimeve ishim zgjedhjet e 9 Nëntorit, sidomos për kryeqytetin.
Mazhoranca do të kandidojë me Ogerta Manastirliun, e cila la pas disa vitesh karrigen e ministrit, pasi drejtori Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Arsimit, ku më shumë u dallua për skandalet e njëpasnjëshme.
Tashmë që Erion Veliaj mund të quhet një kapitull i mbyllur për PS-në, por edhe një “armik” pasi dërgoi në Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij, kryeministri Rama duket se po kërkon t’i tregojë se socialistët nuk kanë më nevojë për të.
Ai ka kërkuar nga deputetët dhe ministrat të angazhohen maksimalisht për të arritur një fitore sa më të thellë, për të tentuar të thyejnë shifrat e Veliajt në vitin 2023. Ish-kryebashkiaku në atë vit mori 158856 vota, më shumë se 58 mijë vota se kundërshtari i tij kryesor, Belind Këlliçi i PD-së.
Ndërkohë, kreu i qeverisë ka vendosur edhe drejtuesit politikë të njësive në Tiranë. Njësia 1 do të drejtohet nga Lindita Nikolla, Adea Pirdeni dhe Ervin Hoxha.
Në Njësinë 2 janë Olta Xhaçka, Arben Pellumbi dhe Blendi Klosi, ndërsa për njësinë e tretë janë emëruar Klotilda Bushka, Ermonela Felaj dhe Delina Ibrahimaj. Blerina Gjylameti dhe Eduard Shalsi do të drejtojnë Njësinë nr.4, ndërkohë që Erion Braçe, Niko Peleshi dhe Taulant Balla kanë në dorëzim Njësinë 5.
Në njësinë e gjashtë janë Blendi Gonxhe dhe Ceno Klosi, ndërsa për njësinë e shtatë Etilda Gjonaj, Iris Luarasi dhe Ulsi Manja.
Igli Hasani, Milva Ekonomi dhe Bora Muzhaqi janë në njësinë 8, ndërsa në njësinë e nëntë Mimi Kodheli dhe Besfort Lamallari. Në njësinë e dhjetë do të veprojnë Fatmir Xhafaj dhe Ermal Elezi, ndërsa në njësinë e 11 janë Albana Koçiu, Erion Malaj dhe Rakip Suli.