Rama kërkon lirimin e Veliajt: Gjykata Kushteteuse t’i qëndrojë besnike vendimit!

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të lirojë kyebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg që prej shkurtit.

Gjatë një takimi në njësinë numër 5 në Tiranë, kreu i qeverisë, u shpreh se Kushtetuesja duhet ti qëndrojë besnike vendimit, duke i dhënë mudnësinë Veliajt që të vijojë me detyrën e tij.

Sipas Ramës, Veliaj është në burg pa gjyq dhe sipas tij, ky është një paradoks i madh. 

‘Gjykata Kushteteuse t’i qëndrojë besnike vendimit, i jepni mundësi që të vijoj detyrën, por deri atëherë ne jemi këtu. Duhet që të pastrohet të funksionojë normalisht buxheti të vendoset në dispozicion dhe për këtë ne po e mbështesim bashkinë që të bëjë më të mirën për buxhetin. Nënkryetarët dhe kryetarja e deleguar po punojnë për Tiranën, por nuk është e njëjta gjë’. Tirana nuk ka arsye të paguajë për një kohë të gjatë mungesën e drejtimit’, tha ai.

Gjatë takimit me banorët e kësaj njësie, Rama përsëriti sërish premtimin për rritjen e pagës minimale në vend në 500 euro, duke filluar që nga janari i vitit 2026.

“Nga 1 janari 2026 paga minimale në sektorin publik dhe privat dhe në çdo kompani dhe dyqan, paga minimale do të jetë 500 euro. Në mënyrë që punëdhënësit të marrin kohë për të sistemuar këtë rritje, 9 muajt e parë sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore të atyre që e kanë pagën nën 500 euro, do ti paguajë qeveria.

Punëdhënësit do të duhet që t’i japin punonjësve paga minimale nga janari 500 euro. Sigurimet do ti mbulojë qeveria. Paga minimale do të rritet dhe ne se mbarojmë këtë mandat pa e çuar në 700 euro pagën minimale.

Edhe kur vjen puna tek paga minimale fillojnë llafet, po jo ai ca mi jep kështu dhe ca ashtu, ka punëdhënës që hyjnë në hak të atyre të cilët punojnë që ata të pasurohen. Ka një zgjidhje ose denoncoje ose përtype, sepse nuk mundet dot shteti të gjëmojë nga pas të gjithë punëdhënësit e vendit”– u shpreh Rama.