Teksa pak muaj më parë bëri të ditur se Ogerta Manastirliu do të ishte kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, tashmë duket se kryeministri Rama ka hequr dorë prej saj.
Në Asamblenë e PS-së që po zhvillohet në Gjirin e Lalzit, janë zgjedhur dy bashkëdrejtuesit politikë të Tiranës, të cilët do të jenë Albana Koçiu dhe Ervin Demo.
Ky i fundit përflitet se do të jetë edhe kandidati i socialistëve për bashkinë më të madhe në vend, teksa nuk dihet se cili do të jetë vendimi që do të marrë Erion braçe, i cili ka deklaruar se do të kandidojë si i pavarur nëse PS nuk e kandidon.
Mbledhja e Asamblesë së PS-së vjen në një moment delikat për këtë parti, ku shumë prej figurave kryesore kanë dalë kundër kryeministrit Rama. Elisa Spiropali ka shprehur hapur pakënaqësinë se si po drejtohet partia, ndërkohë që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar sot nga socialistët një mocion mosbesimi për Ramën, për ta larguar nga drejtimi i partisë.