Spiropali i kërkoi dorëheqjen, Rama kërkon përjashtimin e saj nga grupi i PS

Kryeministri Edi Rama kërkon përjashtimin e deputetes socialiste, Elisa Spiropali, pasi kjo ef undit ka dalë kundër kreut të qeverisë.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS, Rama ka kërkuar që përjashtimi i Elisa Spiropalit të hidhet në votim. Ndërkohë duket se ka “falur” kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj me argumentin “se i ka duart e lidhura”, për shkak se ndodhet në burg.

Rama ka kërkuar po ashtu përjashtimin e avokatit të Erion Veliajt, Plarent Ndrecës, i cili nuk ishte ishte i pranishem ne mbledhje.

Elisa Spiropali përmes disa reagimeve ka dalë kundër Ramës, madje duke kërkuar edhe dorëheqjen e tij, pas protestave studentore.

Në një letër të hapur drejtuar Rames, të publikuar në rrjete sociale, deputetja socialiste i bënte thirrje kreut të qeverisë që të dalë përballë qytetarëve dhe të mos fshihet pas shumicës, institucioneve, apo numrit të mandateve.

“Mblidhi strukturat e PS të marrin vendime. Udhëhiqe procesin e ndryshimeve, mos përforco mitin e pazëvëndueshmërisë. Duhet të kalojmë nga kultura e individit në kulturën e institucionit.

Një parti që nuk di të ndryshojë nga brenda, shpejt detyrohet të ndryshojë nga jashtë. Dhe ndryshimi i imponuar nga rruga është gjithmonë më i dhimbshëm se ndryshimi i menduar në kohë” shkruante Spiropali ne letren publike te dates 16 tetor.