Rama e Vuçiç si dy miq të vjetër në Beograd, flasin si themeluesit e BE

Kryeministri Edi Rama është ndalur në Beograd në kuadër të turit të tij ballkanik për procesin e Berlinit. Bashkë me Presidentit serb Aleksadër Vuçiç, u shfaqën mjaft miqësorë pavarësisht tensioneve të larta në javët e fundit. Të dy liderët folën me një gjuhë si të ish themeluesve të Bashkimit Europian. 

“E vetmja rrugë përpara nuk është rruga e rritjes së tensioneve, por mënyra e dialogut dhe e marrëveshjes, e cila konfirmohet në nivelin franko-gjerman, nuk dua të përsëris këtu atë që thashë në Prishtinë”, tha Rama duke shtuar se rreziku gjithsesi nuk duhet nënvlerësuar.

Presidenti Vuçiç vlerësoi Ballkanin e hapur dhe sa për krizën u shpreh në nota të qeta. “Dallimet tona, si do zgjidhen problemet, do ti lemë për ne dhe do e diskutojmë gjatë mbrëmjes. Pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme Serbia do vijojë përpjekje për marrëdhënie të mira me Shqipërinë”, tha Vuçiç.