Rama e konfirmon nga Asambleja: Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca janë të përjashtuarit nga kjo shtëpi

Kryeministrit Edi Rama ka konfirmuar përjashtimin nga partia të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS për Tiranën, duke folur për akzuat e Veliaj, Rama iu referua dy figurave socialiste si “të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi”.

Ndërkohë paralajmëroi se nuk do të tolerohet më askush që sipas tij flet si “e ëma e Zeqos në majë të thanes”.

“Si mund të largohet nga puna arbitrarisht një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e kryepolicit bashkiak, dhe të tjerë drejtues e punonjës të bashkisë së Tiranës pse nuk u bëjnë like dhe share dorëshkrimeve të Lalit, nga burgu imagjinar politik apo pse nuk gëzojnë mbështetjen e avokatit të tij. Ky i fundit i adresohet shkresërisht Bashkisë së Tiranës, duke firmosur si drejtues politik, ndërkohë që është thjesht një nga 2 të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi”,- u shpreh Rama ndër të tjera.