Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama publikoi një foto ku shihej pranë kryebashkiakut të Lezhës Pjerin Ndreu, teksa shkruante se ky i fundit po e kthen Lezhën vit pas viti në një “spanjë të vogël të Shqipërisë”.
Por propaganda e Ramës duket se është hedhur poshtë shumë shpejt, pasi ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto, ku shihet sesi është në të vërtetë Lezha jashtë reklamave dhe propagandës qeveritare.
Në foton e publikuar nga Berisha shihet trotuari i mbushur me plehra, ku turistët nuk kanë mundësi as të kalojnë.
“Turizmi i Pjerinit! Bllokon edhe trortuarët me plehra, kjo është mikpritja ndaj turistëve”, shkruan Berisha.
