Një incident ka ndodhur ditën e sotme në aktivitetin përkujtimor për 77-vjetorin e kryengritjes antikomuniste të Postribës.
Pasi kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci vendosi kurorat me lule në memorialin përkujtimor të lëvizjes së parë antikomuniste, një qytetar i quajtur Bardhyl Shaba i mori kurorat dhe i hodhi në tokë.
Ai tha se ata që po përkujtoheshin i kishin vrarë gjyshin, daj edhe e bëri atë veprim.
“Këta më kanë pushkatuar gjyshin, nuk ka nevojë me ardh ai. Këta më kanë pushkatuar gjyshin, nuk kanë nevojë me ardh me vnu kurora”, tha Shaba.
Pas incidentit u largua menjëherë ehde kryabshakiku Beci. Në këtë përvjetor të 77-të munguan përfaqësuesit e PD-së, të cilët do të marrin pjesë në një ceremoni në të njëjtin vend një orë më pas.