Qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës, si u krijua dhe për çfarë shërbeu

Qeveria ka marrë vendimin për të shfuqizuar Bordin e Transparencës për çmimin e karburanteve. Lajmin e bëri të ditur ministrja e financave Delina Ibrahimaj, e cila u shpreh se Bordi u krijua për të limiuar abuzimet me çmimet.

“Një tjetër vendim i rëndësishëm, me fillimin e krizës ngriti një bord të transparencës për kontrollin e çmimeve. Që prej asaj kohe çmimet kanë pasur luhatje të mëdha. Ne vendosëm të përcaktojmë disa marzhe fitimi me qëllim limitimin të efektit të spekulimeve të hidrokarbureve dhe të limitonim abuzimet. Bazuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese  që e la në fuqi, ne vendosëm, për shfuqizimin e bordit të hidrokarbureve dhe situatës së veçantë në këtë treg”, u shpreh Ibrahimaj.

Por për çfarë shërbeu Bordi i Transparencës gjatë këtyre 15 muajve?

Bordi i Transparencës u krijua në 12 Mars të vitit 2022 për të shmangur abuzimet me çmimin e karburantit, që në atë kohë kishte shkuar në shifra rekord. Për 15 muaj me radhë ky Bord caktonte çmimin maksimal të shitjes së karburantit në vendin tonë.

Ndryshimi i çmimit bëhej pothuajse çdo ditë, por në shumë rastë nuk përputhej me atë që ndodhte në bursën botërore, që shpeshherë solli edhe revoltimin e qytetarëve.