Qeveria nuk pret vendimin e Kushtetueses, njofton KQZ-në për vakancën në Bashkinë e Tiranës

Qeveria ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vakancën në Bashkinë e Tiranës, pas shkarkimit të ish-kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ky i fundit e ka dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke ankimuar shkarkimin e tij si të paligjshëm, pasi mungesa e tij në punë ka qenë e justifikuar për shkak se mbahet në qeli prej muajit shkurt të këtij viti.

Tashmë çështja është në dorën e Kushtetueses, nëse do të pranojë ankimimin e Veliajt, apo do t’i japë të drejtë qeverisë, duke lënë të lirë rrugën për zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës.

Ndërkohë, nuk dihet nëse Presidenti Begaj do të respektojë ligjin duke pritur vendimin e Kushtetueses, apo do të vijojë t’i bindet kryeministrit Rama dhe të shpallë datën e zgjedhjeve të parakohshme, duke shkelur ligjin.