Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë vizitës zyrtare të Presidentit austriak Alexander Van der Bellen në Moldavi, ku u prit në pallatin presidencial nga homologia Maia Sandu.
Sipas mediave vendase, qeni i presidentes moldave ka kafshuar në dorë presidentin austriak, kur ky i fundit ka tentuar ta përkëdhelte. Dy presidentët ishin duke shëtitur në oborr kur ndodhi ngjarja, teksa qeni me emrin Codut u frikësua kur presidenti austriak zgjati dorën për ta prekur.
Presidentja moldave kërkoi falje dhe tha se qeni i saj ishte frikësuar nga numri i madh i njerëzve përreth. Maia Sandu e mori qenin në familjen e saj pasi ai u përplas nga një makinë. Ajo e mjekoi dhe vendosi ta mbante.
Ndëkrohë, në takimin me kryetarin e parlamentit moldav, presidenti austriak Alexander Van der Bellen u shfaq me dorën e fashuar.