Deputeti socialist Pandeli Majko, njëherësh edhe drejtuesi politik i qarkut të Kukësit, ka thyer heshtjen e Partisë Socialiste përsa i përket skandalit të ish-kryebashkiakut Safet Gjici.
Majko u shpreh se ndihet keq për atë që ka ndodhur, teksa shtoi se mazhoranca e ka provuar në kurrizin e saj shkopin e drejtësisë së re dhe nuk ka bërë asnjë reagim negative.
Ai thotë se ndihet dhe më keq kur përballet me pyetjen se mos vallë në këtë vend vetëm të majtët e shkelin ligjin.
“Maxhoranca e ka provuar në kurrizin e saj shkopin e drejtësisë së re. Nga ana e saj nuk ka pasur asnjë reagim negative.
Mos prisni që të them që ndihem mirë kur shoh përfaqësues të politikës së majtë në burg. E vërteta është se ndihem keq por më keq ndihem kur përballem me pyetjen se mos vallë në këtë vend vetëm të majtët e shkelin ligjin”, deklaroi ai në Parlament.