Nesër në orën 10:00 do të mbahet një seancë e posaçme në Kuvend për çështjen Ahmetaj.
Konferenca e Kryetarëve, në mbledhjen e sotme ka pranuar kërkesën e PD-së për të futur në rend të ditës raportin e opozitës që lejon arrestimin e ish-zëvendësministrit dhe ish-ministrit Arben Ahmetaj nga SPAK-u.
Kjo seancë ishte parashikuar për ditën e hënë. Një ditë më parë në Këshillin e Mandateve, edhe mazhoranca votoi pro për t’i rekomanduar Parlamentit që t’i hapë rrugë arrestimit dhe kontrollit të banesës së deputetit të Partisë Socialiste.
Kërkesa e SPAK për të zhveshur nga mandati dhe imuniteti Arban Ahmetajn me qëllim arrestimi, dominoi seancën e sotme plenare në Parlament duke prodhuar debate të forta.
Gazment Bardhi, kreu grupit parlamentar të PD ngulmoi se në këtë seancë duhet diskutuar e votuar pa asnjë vonesë kërkesa e SPAK.
Ndërsa procedurat e drejtësisë dhe ato parlamentare po shkojnë në harmoni për këtë rast, vendndodhja e ish-zv/kryeministrit ende nuk dihet. Avokatët e tij thane dje për largimin e tij nga Shqipëria: “Ka arsye personale, kemi folur me të para 5 minutash”.