Skandali i Safet Gjicit nuk mjaftoi për të bindur qytetarët kuksianë që të votojnë kundër Partisë Socialiste, pasi Albert Halilaj i PS po shkon drejt fitores në zgjedhjet e zhvilluara ditën e djeshme në Bashkinë e Kukësit.
Kur janë numëruar 45 nga 74 kuti, socialisti ka një avantazh prej rreth 3000 votash nga kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata.
Rezultatin e deritranishëm e ka komentuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se kandidati socialiste ka një rezultat të pakthyeshëm, i cili do të thellohet edhe më shumë në kutitë e mbetura.
“Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash, i cili do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin.
FALEMINDERIT KUKËS, FALEMINDERIT TË GJITHËVE”, shkruan Rama.
