PS dhe PD bashkojnë votat, miratohet rezoluta për integrimin europian

Me 114 vota pro, 1 abstenim dhe me 0 kundër është miratuar sot në Kuvend projektrezoluta për integrimin europian.

I vetmi deputet që abstenoi gjatë votimit ishte Bujar Leskaj. Ndërkohë, në sallë munguan kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Edhe në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, projektrezoluta kishte kaluar me konsensus të plotë dhe asnjë kundër.

Rezoluta parashikon bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe angazhim të përbashkët për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Nga PS, hartuesit e rezolutës janë Romina Kuko dhe Erion Malaj ndërsa nga opozita, Edmond Haxhinasto, Ilda Zhulali dhe Albana Vokshi.