Kapri dononcon problemet me pronat: Kadastra e Shkodrës sorollat prej 8 vitesh të riun për hipotekën e shtëpisë

Deputeti Erald Kapri ka ngritur sot në Kuvend shqetësimin në lidhje me pronat në Shqipëri, ndërsa ka treguar edhe problemin e një të riu shqiptar në Suedi, i cili thotë se prej vitesh Kadastra e Shkodrës po i sorollat pa u regjistruar pronën.

Kapri lexoi letrën që i riu i ka dërguar duke sqaruar se në fshatin Kukëj të Vaut të Dejës, ku jetojnë prindërit e tij kanë ndërtuar një shtëpi të re ndërsa shton se Kadastra e Shkodrës nuk e ka pajisur me certifikatë pronësie.

Ai tregon se në shtëpinë e vjetër në fshat, morën leje ndërtimi për ta rikonstruktuar atë dhe sot, pas 8 vitesh, shtëpia nuk është hipotekuar.

I riu ka marrë lejen në bashki në vitin 2018 për rikonstruktimin e banesës ndërsa prej 8 vitesh vijon me kalvarin pasi Kadastra nuk ja regjistron pronën.

“Shtëpia e vjetër e gjyshit, u mor leje, u shemb, u ridnërtua dhe nuk ja hipotekojnë”- shprehet mes të tjerash Kapri.

“Kjo është ajo se si ju e trajtoni pronën”- shtoi ndër të tjera deputeti i Partisë Mundësia duke akuzuar qeverinë se po sorollat pronarët e vërtetë.