Gonzato vizitë në Gjykatën e Posaçme, takohet me kryetarin Erjon Bani

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato ka qenë sot për një vizitë në ambientet e Gjykatës së Posaçme.

Burime për mediat bëjnë me dije se Gonzato është takuar me kryetarin e Gjykatës së Posaçme, Erion Bani.

Ende nuk dihen arsyet e zhvillimit të vizitës së Gonzatos dhe për çfarë është diksutuar mes tyre.

Kujtojmë se Gonzato ka deklaruar më herët se përparimi në procesin e anëtarësimit në BE duhet të shoqërohet me reforma të thelluara në fushën e drejtësisë, transparencës dhe luftës kundër korrupsionit, si elementë kyç për forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në vend.

“Duke iu referuar raporti të OSBE/ODIHR-it, zgjedhjet ishin konkurruese, por u shënjuan nga mangësi të konsiderueshme përfshirë abuzimet me burimet publike që çoi në mosbarazi në garë. Raporti vëren rezultate në zbatimin e reformës në drejtësi dhe vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe miratimin e strategjisë antikorrupsion. Korrupsioni mbetet i hapur në sektorë të ndjeshëm duke ndikuar në sferat publike dhe private dhe masat e marra kanë pasur reagim të pjesshëm. Shqipëria është e përgatitur për luftimin e krimit të organizuar. Është krijuar një zyrë për rikuperimin e pasurive por do të donim të shihnim rezultate konkrete”, ka thënë Gonzato.