Protestuesit largohen nga Ministria e Arsimit, nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Studentët dhe pedagogët që po protestonin te Ministria e Arsimit kanë nisur marshimin për tu pozicionuar përpara Kryeministrisë.

Me thirrje “Polici e krimit”, “Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, teksa dënojnë dhunën e ushtruar nga policia.

Protestës së studentëve i janë bashkuar edhe pedagogët, të cilët janë pozicionuar krah tyre.

Më herët, protestuesit ju drejtuan efektivëve me thirrjet “Hiqni kapelet”, si dhe të ndalet dhuna ndaj studentëve.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ripërsëriti sot thirrjen për dialog, por u përballë sërish me refuzimin e studentëve.