Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, të cilin mesa duket kryeministri Edi Rama e ka nxjerrë në frontin e parë për të sulmuar protestuesit, ka publikuar videon e qytetari, të cilin ai e etiketon si një zë nga Diaspora, por në të vërtet është vetëm një adhurues i diktatorit, Enver Hoxha.
Ditën e sotme, Balla ka postuar videon e personit në fjalë, i cili i drejtohet kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, se ai duhet të paguajë të gjitha dëmet që kanë ardhur si pasojë e protestës studentore.
Por Arbeni, të paktën kështu e ka emrin e tij në tiktok, vijon të jetë një ithtar i Enver Hoxhës, për të cilin thotë se i bëri shqiptarët njerëz.
Në një video të punlikuar në tiktok, Arbeni i thurr lavde Enver Hoxhës, dhe sipas tij, në kohën e Enver Hoxhës, ishin të gjitha falas. Siç duket, Taulanti, në garë me kohën për të publikuar sa me shumë postime kundër studentëve që ka prishur qetësinë e qeverisë Rama, gjen frymëzim te kushdo që nuk i shan shefin e tij, ndërsa pa humbur kohë poston në rrjete sociale, mesazhin e Arbenit, që ende nuk është shkëputur nga diktatura.