Eurodeputeti gjerman Michael Gahler, ka kritikuar ashpër qeverinë lidhur me protestat e fundit.
Gahler, i cili ka drejtuar delegacionin e vëzhguesve të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në Shqipëri, deklaroi se gjatë angazhimit të tij ka dëshmuar, lidhje mes shtetit, partisë në pushtet dhe krimit të organizuar.
Eurodeputeti ka dalë në krah të protestave, duke thënë se qytetarët shqiptarë kanë kohë që protestojnë kundër korrupsionit dhe qeverisë.
“Duke qenë në krye të delegacionit të PE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe duke dëshmuar lidhjet midis shtetit, partisë në pushtet dhe krimit të organizuar, e shoh se sa gjatë kanë protestuar qytetarët kundër korrupsionit dhe qeverisë, duke ngritur shqetësime që prekin thelbin e perspektivës së integrimit evropian të Shqipërisë,” shkruan Gahler në X.
