Pasi kanë qëndruar prej gati tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Mes protestuesve këtë të martë janë edhe pedagogë, të cilët kanë dalë në krah të studentëve.
Edhe pse Rama i ftoi për dialog, protestuesit e refuzuan, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Kjo është dita e 8 e revoltës studentore.
Gjatë 7 ditëve të para, protestat janë shoqëruar me përplasje, dhunë dhe dëmtime të pronës publike e private. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shteti nuk do të dorëzohet përballë “valës së dhunës”.