Protestë për mungesën e ilaçeve përpara Ministrisë së Shëndetësisë

Para Ministrisë së Shëndetësisë po mbahet një protestë nën sloganin “Protesta për jetën: Ilaçet duhen, tani!”.

Arsyeja e protestës është mungesa e ilaçeve jetëshpëtuese në spitalet shqiptare, e veçanërisht në QSUT dhe tek Onkologjiku.

Organizatori i protestës, gazetari Osman Stafa, u shpreh se ka një mungesë të theksuar medikamentesh në spitale dhe se gjendja e sistemit mjekësor sot, nuk është ajo që duam.

“Kemi ngritur satelitë në hapësirë, por mungojnë ilaçet,” – shtoi ndër të tjera ai.