Protestë e transportuesve, bllokohen përkohësisht doganat drejt Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjes

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka njoftuar se gjatë datave 14–16 prill 2026 do të zhvillohet një grevë e transportuesve në Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi.

Si pasojë e kësaj greve, pritet të ketë bllokim të përkohshëm të lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë, duke ndikuar në qarkullimin e transportit ndërkufitar.

Përjashtim do të bëhet vetëm për transportin e mjeteve me kafshë të gjalla apo për raste emergjence, si dhe për lëvizjen e autoveturave.