Vrau me çekiç në kokë fqinjin e tij, Apeli dënon me burg përjetë Isuf Hasën

Gjykata e Apelit ka dënuar me burgim të përjetshëm Isuf Hasën, i akuzuar për vrasjen e fqinjit të tij Xhemal Meta, krim të cilin e kreu me qëllim marrjen e parave nga viktima.

Hasa është shpallur fajtor për krimin e rëndë me akuzen “Vjedhja me pasojë vdekjen”, ndërsa më herët gjatë këtij viti gjykata e Tiranës e kishte dënuar me 25 vite burg.

Ngjarja e rëndë ndodhi në janar të 2025-ës, në fshatin Shëngjin i Vogël, pjesa e njësisë administrative, Shëngjergj i Tiranës.

64 vjeçari e qëlloi me çekiç në kokë viktimën, i cili si pasojë e dëmtimeve humbi jetën. Pas krimit, Isuf Hasa i mori paratë viktimës dhe i dërgoi tek vazja e tij, bashkë me çekiçin. 

Ditën e ngjarjes, autori ka treguar se kishte shkuar në shtëpinë e Xhemal Metës, kishin pirë kafe dhe aty kishin debatuar.

Sipas tij, viktima përveçse e bullizonte dhe ofendonte, gjithashtu i kishte ngacmuar edhe gruan.

“Më 13 janar shkova në mëngjes në shtëpinë e Xhemalit dhe konsumuam kafe. Pasi mbaruam, do të shkonim në lokalin e fshatit. Në oborrin e shtëpisë së tij pashë çekiçin dhe e mora e qëllova nga pas. E qëllova pasi kishte shumë kohë që më ofendonte. Kisha kuptuar që më ngacmonte gruan. Unë punoj roje nate në Dajt dhe kishte raste nuk shkoja disa netë në shtëpi. Xhemali më merrte në telefon dhe më thoshte që si nuk na dhe një herë nga rakia e gruas tënde. Kisha kohë që nuk po e duroja dot. Pasi e vrava i mora lekët. E dija që kishte lekë sepse m’i kishte treguar po ai vetë. Më pas kam shkuar tek stacioni elektrik dhe deri në Tiranë kam zbritur me një makinë të tyre. Më pas shkova tek shtëpia e vajzës në Vorë ku fsheha çekiçin”, tregoi 64-vjeçari Hasa.