Protestat e fermerëve grekë nuk po ndalen, teksa ata vijojnë bllokimin e rrugëve, siç kanë bërë për disa ditë me radhë, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Policia Kufitare në Kakavijë ka njoftuar se si pasojë e protestës do të bllokohet lëvizja e automjeteve në aksin rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën greke).
Do të lejohen të kalojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore, ndërsa mjetet e tjera do të duhet të presin deri në përfundimin e protestës.