Pronë shtetërore dhe mbikëqyrej nga roje, magazina në Tiranë kthehet në “shtëpi bari”

Një magazinë e kthyer në “shtëpi bari” për kultivimin e lëndëve narkotike është gjetur nga policia mbrëmjen e kaluar në rrugën “Hamdi Pepo” në zonën e quajtur “Qyteti i nxënësve”.

Magazina e kohës së komunizmit është pronë shtetërore dhe mbikëqyrej nga rojet, por nuk dihet si është kthyer në ambient për kultivimin e drogës me anë të llambave.

Policia ka marrë në pyetje 7 persona, mes të cilëve edhe rojet e godinës që punonin me turne, teksa po hetohet për të gjetur personat e përfshirë në këtë veprimtari.