Prokuroria kërkon rikthimin e burgimit të përjetshëm për Dritan Dajtin, shtyhet seanca në Gjykatën e Lartë

Në Gjykatën e Lartë është shtyrë seanca gjyqësore për Dritan Dajtin. Për këtë të fundit, ish-Prokuroria për Krimet e Rënda ka kërkuar rikthimin e dënimit me burgim të përjetshëm.

Seanca e radhës pritet të mbahet në datën 11 qershor, ndërsa gjyqtar do të jetë Artur Kalaja. Ky i fundit zëvendësoi Medi Bicin, pasi e kishte shqyrtuar një proces ndaj Dajtit në vitin 2003.

Dritan Dajti akuzohet për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009 në qytetin e Durrësit.

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda në 2019 e dënoi me 25 vite burg. Por prokuroria kërkon rikthimin e burgimit të përjetshëm për Dritan Dajtin.