Pranga 59- vjeçarit rus, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar


Igor Kokonov, një 56- vjeçar rus u vu në pranga në Muriqan për tu ekstraduar drejt Rusisë, pasi ishte shpallur në kërkim si përkrahës dhe bashkëpunëtor i një krimineli në këtë shtet.

Sipas verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 59-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska, pasi autoritetet ruse i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi akuza se ky shtetas i ka dhënë ndihmë dhe ka bashkëpunuar me një autor veprash penale të rënda, në Rusi. Maksimumi i dënimit 15 vjet burg.