PPE kërkon që Beleri të betohet, reagon Rama: Është çështje e gjykatave, e kanë refuzuar një kërkesë të tillë

Pas rezolutës së Partive Popullore Europiane, të cilat këkrojnë që Fredi Beleri të betohet si kryebashkiak i Himarës, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se kjo është çështje e gjykatave, të cilat më herët e kanë refuzuar një kërkesë të tillë.

Ai shprehet se thirrja e PPE-ve nuk specifikon se kujt instituciopni i drejtohet, teksa shton se është i gatshëm të ofrojë informacion për këtë çështje në çdo format dhe në çdo kohë.

“Interesante! “I bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare”… Një thirrje pa specifikuar se cilat autoritete dhe, me siguri, pa u informuar se problemi në këtë rast nuk është rezultati i zgjedhjeve, por rezultati i gjykatave, të cilat tashmë e kanë refuzuar një kërkesë të tillë.

Unë përdora “me siguri” sepse do të ishte vërtet tronditëse nëse Partia e madhe Popullore Evropiane do të miratonte një rezolutë të titulluar “Sundimi i Ligjit” për të kërkuar një rezultat të ndryshëm nga ai i vendosur nga Prokurori Special kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykatat Speciale me të njëjtin emër. Këto institucione u krijuan me mbështetjen e plotë të BE-së dhe SHBA-së dhe ndihmohen nga afër nga SHBA dhe BE në punën e tyre mbresëlënëse kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar SHBA-BE.

Nëse është e nevojshme, ne jemi më se të gatshëm t’i ofrojmë lidershipit shumë të respektuar të PPE-së informacion për këtë çështje në çdo format dhe në çdo kohë. Është pa dyshim që të gjitha autoritetet shqiptare presin shumë mbështetjen e vazhdueshme të PPE-së, si një zë i fortë i Evropës sonë gjatë kësaj faze historike ndryshimi për vendin tonë. Së fundi, rastet e profilit të lartë po hetohen tërësisht, duke kapërcyer përkatësitë politike dhe duke sinjalizuar fundin e një epoke të gjatë mosndëshkimi”, shkruan Rama.